Edhe pse gjithçka është vendosur në këtë sezon të Formula 1, dy pilotët e Mercedes nuk kanë toleruar aspak as në provat e zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabi.

Valtteri Bottas u tregua më i shpejti në këtë prova, duke lënë pas kampionin e botës Lewis Hamilton dhe duke marrë “pole position”-in e katërt.
Hamilton u rendit i dyti, ndërsa Vettel menjëherë pas tij. Në xhiron e fundit, Raikkonen humbi vendin e katërt, i cili u mor nga Daniel Ricciardo.

Top Channel

Artikulli paraprakLiria e përcolli Besën në shtëpi me tre gola
Artikulli tjetërVIDEO/ Shaqiri shënon golin e karrierës