Problem në kofshën e majtë për Lautaron, rrezikon ndeshjen ndaj Lecces.

Interi po mban frymën për gjendjen e Lautaro Martinez. Sulmuesi Nerazzurrë u detyrua të bëjë një zëvendësim në fillimin e kohës shtesë në ndeshjen kundër Bologna në Coppa Italia, menjëherë pas golit të Carlos Augusto, për shkak të një problemi në kofshën e majtë, shkruan Korneri.net

Argjentinasi i cili doli nga loja duke prekur me dorë në ijën e tij, por më pas iu fashua aduktori, i cili tashmë ishte trajtuar më parë nga stafi mjekësor. Ai gjithashtu u shfaq me dhimbje sapo u ul në stol, dhe më vonë edhe filloj të qante, momente që u fotografuan nga fotoreporterët. Bisedën e parë për gjendjen e tij e bëri më pas Simone Inzaghi në fund të ndeshjes: “Duket si lodhje edhe nëse ia vlen. Megjithatë mjekët në thelb janë të qetë, gjithsesi do ta shohim më vonë gjendjen e tij. Kanë mbetur edhe 72 orë deri në ndeshjen e ardhshme ndaj Lecce. Të shohim”. /Korneri.net

Artikulli paraprakBologna e madhe edhe në Coppa Italia, e eliminoi Interin në Meazza
Artikulli tjetërSi i do të jetë Superliga e re, zbërthehet skema, 64 ekipe pjesëmarrëse në tri liga