Ndeshja kryesore e xhiros së 15-të, në Vala Superligë zhvillohet në Gjilan.

Drita me trajnerin e sapo emëruar apo të rikthyerin në shtëpi, Bekim Isufi, presin Lirinë e Prizrenit në ndeshjen më interesante të javës. Të dyja skuadrat aktualisht kanë pikë të njëjta nga 22, dhe me fitore eventuale po ngriten edhe më lartë në tabelë, shkruan Korneri.net.

Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, ka marr një lajm të mirë sepse për këtë duel të rëndësishëm ka të gatshëm lojtarin me përvojë të madhe Endri Vrapin, i cili rikthet në akcion pas pesë javësh. Ai kishte pësuar lëndim dhe nuk mumdi t’iu ndihmonte bashkëlojtarëve, mirëpo paraqitja e tij në Gjilan, do të jetë një armë shtesë për prizrenasit. /Korneri.net

Artikulli paraprakNBA: Ndeshja më e madhe deri më tash i takoi Boston-it,
Artikulli tjetërKy është orari i xhiros së 16-të, që luhet në mesjavë