Pas një kohe të gjatë adhuruesit e basketbollit në SH.B.A-së, panë spektakël se jo mahi në duelin Boston Celtics-Golden State.

Kjo ishte ndeshje e cila dëshmoi cilësinë e lartë të basketbollistëve, taktikës së trajnerëve dhe luftës që bënë skuadrat në parket, andaj edhe rezultati 92:88 për skuadrën e famshme në fund, ishte tregues i asaj që u tha më lartë, shkruan Korneri.net.
Jaylen Brown ishte lider i Celtics me 22 pikë e 7 kërcime, pas tij qëndroi Al Horford me 18 pië e 11 kërcime, ndërsa Kyrie Irving i shtoi 16 pikë të tjera. Te humbësit u dallua vetëm Kevin Durant me 24 pikë, Klay Thomosn i shtoi 13, kurse i mbuluari në mënyrë perfekte Stephen Curry u ndal në kuotën e 9 pikëve.

Në ndeshjen tjetër pasi mbrëmë u luajtën vetëm dy gjithsej, Houston Rockets e deklasoi Phoenix Suns me rezultat 142:116, në duelin pa mbrojtje dhe gjuajtje nga çdo pozicion.
Dhe, në një ndeshje të tillë normalisht se James Harden e shfrytëzoimë së miri duke shënuar hiq më pak se 48 pikë e 7 asistime, ndërsa Ryan Anderson i shtoi 24 pikë. Te Suns më të mirët ishin Troy Daniels me 23 pikë dhe Greg Monroe me 20 pikë e 11 kërcime.
Ishte kjo humbja e 11 e Suns, ndërsa fitorja e 12 e Rockets. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Supermarket”/ Ja 10 futbollistët që pritet të largohen nga Barcelona
Artikulli tjetërLajm i mirë për Lirinë