Kombëtarja U-17 ka udhëtuar në Kushadasi të Turqisë në turneun “”2017 Mercedes Benz Aegean CUP International Youth Tournament”. Para nisjes për Turqi përzgjedhësi i Kombëtares U17 z. Besnik Kollari tha: “ Në këtë turne po shkojmë të provojmë me një grup të ri dhe kjo do të na jep mundësi që të krijomë një grup të fortë per kualifikimet për Botërorin e ardhshëm. Ne do të shfrytëzojmë maksimalisht kushtet e mira si dhe rivalët që do të i kemi përballë, për të fituar përvojë dhe për të krijuar një strukturë për sfidat që na presin”. Në këtë turne do të marrin pjesë 8 ekipe të kësaj grup-moshe. Nesër Kosova takohet me Turqinë, më 21 nëntor takohet me Azerbajxhan, më 23 nëntor ballafaqohen Kosova e Shqipëria.

Futbollistët e ftuar:

Arbnor Halitjaha
Butrint Bulliqi
Taulant Kiçmari
Ermir Abazi
Leuart Avdyli
Leorant Marmullaku
Oltion Bilalli
Veton Tusha
Eduard Ibrahimi
Florind Lokaj
Mehmet Rrahmani
Andi Janjeva
Edonis Shala
Erdin Dushi
Hajdin Salihu
Albin Stublla
Valon Azemi
Bleron Krasniqi
Përzgjedhësi: Besnik Kollloari

Trajnerët: Fadil Berisha e Bahri Berisha

Artikulli paraprakFinale emocionuese, Dimitrov triumfon në turneun e 8 më të mirëve
Artikulli tjetërKurrë dhe asnjë edicion si ky në Vala Superligë