Nëse dukish mund ta dëshmoj të kundërtën, atëherë le tës hkruaj në redaksinë tonë.

Edicioni 2017/18 në Vala Superligën e Kosovës në futboll është i jashtëzakonshëm dhe i paparashikuar pasi nuk mund të thuhet se cila skuadër mund dhe pritet ta fitoj titullin e kampionit, shkruan Korneri.net.

Asnjëherë dhe kurrë më parë që nga viti 1999 e tutje, nuk ka qenë tabela e klasifikimit më e ngushtë se kjo tani pas 15 javësh, ku skuadra e parë Llapi që ka mbledh 27 pikë ka vetëm gjashtë më shumë se skuadra e nëntë në tabelë Drenica, dhe dallimi në pesë pozitat e para është vetëm tri pikë.

Nëse ky kampionat do të vazhdoj me këtë ritëm deri në fund, pa asnjë dyshim do të jetë historik dhe më i përfoluri në futbollin kosovar prej mvetësimit të tij, e këtë po e bëjnë skuadrat sivjet dhe trajnerët që janë më meritorët në këtë “triller” sepse nuk po luajnë shumë në mbrojtje duke dashur ta fitojnë lojën me çdo kusht, dhe kur i shtohet fakti se fitoret po vijnë shumë shpesh edhe në udhëtim, atëherë kjo e bënë edhe më të veçante garën për titull. /Korneri.net

Artikulli paraprakKombëtarja e Kosovës U17 udhëtoi për Turqi
Artikulli tjetërKonfirmohet/ Një prej këtyre 5 emrave do të jetë trajneri i ri i Italisë