Arsenali mposhti sipas parashikimeve skuadrën më të dobët në Premier League, Sëansea në udhëtim 0:4, dhe tema e mbrëmjes pas këtij triumfi ishte sulmuesi Alexis Sanchez.

Ai menjëherë pasi shënoi golin e katërt për skuadrën e tij, është zëvendësuar nga trajneri Arsene Wenger, dhe sigurisht se kileanit kjo nuk i pëlqeu, kurse kamerat e ndeshjes e kapët reagimin e tij pasi u ulë në stol.

Kjo video sipas mediave britanike tregon shumëçka, tregon mllefin që ka Sanchez me vendimet e Wenger dhe me shumë gjasa edhe largimin nga skuadra londineze pasi edhe ashtu atij nuk po ia rritin pagën sa e kërkon.

Artikulli paraprakKy është formacioni i vitit sipas FFK-së
Artikulli tjetërPamje e re e cila tregon vetëm nisjen e asaj që vjen