Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka vendosur t’i jap fund spekulimeve mediatike pasi muajin e ardhshëm ai do të rinovojë me kampionët në fuqi të Spanjës.

Përballja ndaj Juventusit në Champions League pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e argjentinasit i cili nuk është ngopur, por kërkon të tjera suksese në arenën ndërkombëtare.

Sipas burimeve të “Cadena SER”, argjentinasi do të nënshkruajë kontratën e re dhe për 5 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Barcelonës e cila shihet si favorite për të kaluar ‘Zonjën e Vjetër”.

Kohët e fundit të dy palët janë të interesuara për deri tashmë ende nuk është arritur asnjë përfundim zyrtar.

Kujtojmë që kontrata aktuale e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” skadon në qershor të vitit 2018.

Artikulli paraprakNdodhë edhe kjo: Inter, Suning blen Bundesligën për 235 milionë euro….
Artikulli tjetërBrozovic të shtitet menjëherë, kërkesa e tifozëve!