Suning's Chairman Zhang Jindong (R) and Inter Milan President Erick Thohir raise a toast at a news conference with Chinese retailer Suning and Italy's Inter Milan in Nanjing, Jiangsu Province, China June 6, 2016. REUTERS/Aly Song

Jo vetëm Inter. Pasioni i grupit Suning për futbollin nuk është ndalur me blerjen e klubit zikaltër. Sipas revistës gjermane “Kicker”, kolosi kinez mësohet të ketë gjetur marrëveshjen për blerjen e të drejtave televizive të Bundesliga-s.

Zyrtarizimi pritet të vijë në muajin maj, kur duhet të nënshkruhen kontratat, por marrëveshja parashikon pagesën e një shumë të përafërt me 250 milionë dollarë (235 milionë euro) për të siguruar të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të kampionatit gjerman në Kinë për pesëvjeçarin 2018-2023, shkruan “Telwsport”.

Sipas informacionit të publikuar nga “Kicker”, në mesin e muajit mars, presidenti i Bundesliga-s, Christian Seifert, duket se ka arritur marrëveshjen me grupin që drejtohet nga Zhang Jindong dhe më pas ka informuar zyrtarisht 36 klubet e dy kategorive kryesore të Bundesliga-s. Nëse gjithçka do të shkojë siç është parashikuar, kampionati gjerman do të jetë i treti kampionat europian që transmetohet në Kinë, pas Premier League dhe La Liga, dy kompeticione që trametohen nga platforma PPTV, e cila kontrollohet nga Suning që zotëron 44% të kuotave. Në Gjermani kanë filluar të fërkojnë duart për të ardhurat që mund të vijnë nga marketingu: “500 milionë tifozët kinezë ofrojnë mundësi të mëdha për klubet tona”, ka thënë Seifert.

Artikulli paraprakE pabesueshme: Kjo është skuadra e re e Ibrahimovic
Artikulli tjetërKjo ndeshje e Barcelonës përcakton të ardhmen e Messit