Në derbin rajonal gjithçka përfundoi sipas parashikimeve. Drita mposhti Vllazninë me rezultat 3:0.

Mirëpo, është pritur lojë jo e lehtë e gjilanasve për faktin se pikërisht trajneri aktual i Dritës, Bekim Isufi kur mori në dorë skuadrën nga Pozharani në fillim të edicionit, ai transferoj të gjithë lojtarët e tij të preferuar të cilët e njohin shumë mirë Dritës sepse disa prej tyre edhe i kishin mbrojtur ngjyrat e klubit, andaj nuk është cilësuar si ndeshje e lehtë për Dritën, pavarësisht se fitorja në fund ishte bindesë.

Marrim shembullin më të mirë se në pjesën e parë gola nuk kishte, por me tu inkuadruar në lojë Lastriot Rexha, gjërat ndryshuan.
Njëri prej sulmuesve më të mirë në vendin tonë shënoi hat-trick, duke dëshmuar edhe njëherë se po e kthen formën e tij të dikurshme dhe me një futbollist si ai, Drita ka një mundësi më të tepër që ta fitoj titullin e kampionit. /Korneri.net

Artikulli paraprakLojë me mbrojtje dhe pa sulm, derbi në “Riza Lushta” mbyllet pa fitues
Artikulli tjetërDrenica fitoi te Flamurtari