Superderbi i xhiros së 17-të në Vala Superligë u zhvillua sot në Mitrovicë, ku Trepça ’89 dhe Feronikeli luajtën baraz 0:0, shkruan “Korneri.net”.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët nga të dyja palët, duke u koncentruar më shumë në mbrojtje, ku rastin e vetëm e kishte skuadra mysafire, pas një goditje të Hotit nga jashtë zone, por për fat të Hajdinit, topi nuk ishte brenda kornizave.

Pjesa e dytë ishte më e bukur, me lojë më të hapur nga të dyja skuadrat, me Trepçën ’89 që e kërkoi më shumë golin dhe Feronikelin që rrezikun për portën vendase e kërkonte nga kundërsulmet.

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë ’89-nshi pati dy raste të mira për shënim me anë të John dhe Brojes, por nuk arriti ti konkretizojë.
Pas këtij barazimi, Trepça ’89 radhitet në vendin e gjashtë me 26 pikë, kurse Feronikeli në vendin e katër ne një pikë më shumë./Korneri.net.

Artikulli paraprakKërkon largimin në janar, skuadrat e mëdha janë çuar në këmbë
Artikulli tjetërKastriot Rexha hero i Dritës