Football - AFC Bournemouth v Tottenham Hotspur - Barclays Premier League - Vitality Stadium, Dean Court - 15/16 - 25/10/15 Tottenham's Harry Kane Reuters / Toby Melville EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details. - RTX1TI7Y

Sulmuesi anglez, Harry Kane, po kalon një formë të lartë tek Tottenhami në këtë sezon, andaj ka bërë me dije se ai do ta adhuronte që të qëndronte aty gjatë gjithë karrierës së tij, shkruan “Korneri.net”.

“Nëse klubi e do qëndrimin tim, unë jam i gatshëm që të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime. Unë e adhuroj klubin, trajnerin, stadiumi i ri që po vjen, qendrën stërvitore, jemi një ekip me lojtarë të rinj, andaj unë nuk arsye që të largohem”, ka thënë Kane.

“Ne duam që në këtë sezon të tregojmë se kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Unë jam duke besuar shumë që ne do të fitojmë në këtë sezon trofe të mëdhenj dhe për këtë të gjithë jemi duke luftuar”, ka shtuar sulmuesi anglez./Korneri.net.

Artikulli paraprakMediat italiane: Juventus në dimër transferon yllin nga Premier League?
Artikulli tjetërSarri “godet” Interin pas barazimit të mbrëmshëm