Juventusi është duke menduar për përforcime të reja në skuuadër që nga janari nëse ka mundësi që kjo ndodh, nëse jo atëherë do të realizohen  marrëveshjet për verën e ardhshme.

Gjithsesi, kampioni aktual pavarësisht dominimit në Serie A në pesë vitet e fundit, këtë po mundohet ta bartë edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku e ka sigururuar fazën e dytë dhe me shumë gjasa edhe nga pozita e parë.

Zyrtarë të klubit ishin present të mërkurën mbrëma në ndeshjen Borussia Moenchengladbach –Manchester City, për ta përcjell nga afër mesfushorin e vendasve Mahmoud Dahoud. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2018, por mund të lëvizë nga Bundesliga edhe gjatë dimrit.

Për lojtarin janë shumë skuadra të interesuar, por duket se Juventusi po e bënë hapin para. Përveç tij Juventusi nuk e ka ndërmend ta largojë vëmendjen nga qendërmbrojtësi brazilian i PSG, Thiago Silva.

silva

 

Artikulli paraprakBale duhte të operohet, nuk luan as…
Artikulli tjetërHiti i mbrëmjes Champions, driblimi i “çmendur” i Carrasco-s (VIDEO)