Sa është i fuqishëm në fushën e lojës kampioni italian Juventus e ka dëshmuar që gjashtë vite duke e fituar titullin e kampionit, ndërsa fuqinë nga Serie A dëshiron ta bartë edhe në Evropë.
Pa asnjë dyshim për momentin Juventus është në top-5 klubet më të fortë në Kontinentin e vjetër, ndërsa këtë traditë po mundohet ta mbajë edhe më gjatë e pse jo të jetë edhe në krye, shkruan Korneri.net.

Duke prit finalen e madhe të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit, gjiganti italian synon kurorën evropiane dhe sigurisht luftën për të transferuar lojtarët më të mirë në treg.
Në këtë drejtim Juventus po i tregon muskujtë sepse tashmë një ditë më herët e ka kontaktuar agjentin e Angel Di Marias, Pablo Sabbag të cilit ia kanë prezantuar një ofertë fantastike e cila siç thuhet është më e mirë se e rivalit të madh Interit, dhe optimizmi është i madh.

Argjentinasi i rrezikshëm për dy stinorë te Paris SG ka shënuar 29 gola dhe rekord 40 asistime, andaj një futbollist si ai do të ishte goditje në shenjë për Juventusin. /Korneri.net

Artikulli paraprakWenger mund të përshëndetet në mënyrë më të mirë nëse fiton, ose…
Artikulli tjetërMazzoleni gjykon “finalen” Vllaznia-Tirana