Arsenal dhe Chelsea e luajnë ndeshjen e fundit në futbollin anglez për edicionin 2016/17,dhe ky është rast shumë i mirë për të dyja skuadrat që të ngritin në qiell trofeun më të vjetër në futbollin anglez FA Cup, shkruan Korneri,net.

Por, mund të jetë një ditë e mirë për strategun francez Arsene Wenger që me fitore eventuale të largohet nga Arsenali me kokën lartë dhe me rekord 7. herë triumfin në këtë Kupë.
Edhe spe ka zëra se “ndoshta” do të mbetet te ASrsenali edhe më tutje pavarësisht presionit që ka nga tifozët që të largohet përfundimisht, një fitore eventuale do të ndryshonte skenarët, sepse do të ndalej skuadra dominuese në Preier League sivjet ajo e Antonio Contes, Chelsea.

Nëse Arsenali e fiton këtë trofe do të ishte hera e 13. dhe rekord në Angli apo një më shumë se Manchester United, edhe pse kjo është finalja e 20. e “togjinjëve”, një më shumë se Man.United, kurse nëse Chelsea e fiton atëherë do të ishte hera e 8, aq s aka edhe Tottenham.
Por, një statistikë shumë interesante është në mes skuadrave londineze, Chelsea dhe Tottenham, pasi Spurs herët e fundit e kanë fituar FA Cup në vitin 1991, atëherë të Chelsea e kishte të fituar vetëm njëherë këtë trofe.

Në votimet e bëra në Daily Mail, përqindja e fitores së Chelsea është dukshëm më e lartë se e Arsenalit, sepse “blutë” shihen si favorit i madh.

Ndeshja finale zhvillohet sonte në ora 18.30 në Wembley. /Korneri.net

Artikulli paraprakBale është rikthyer, një telashe më shumë për Juventusin në finale
Artikulli tjetërJuventus po i tregon muskujtë, godet në shenjë!