Skënderbeu do të luajë të enjten e ardhshme, më datë 2 nëntor, sfidën e kthimit kundër Partizanit të Beogradit në Serbi.

Një ndeshje e rëndësishme kjo për të dyja skuadrat për objektivin drejt kalimit të grupit në Europa League.

Pritet që sfida në Beograd të mos risjellë në vëmendje skenat e ndodhura në Serbi-Shqipëri, pasi vetë presidenti i Partizanit deklaroi se u prit mirë në vendin tonë dhe se do t’ua kthente korçarëve, respektin në takimin e datës 2 nëntor.

Por, në Beograd, Skënderbeun pritet ta ndjekë nga afër edhe një tifoze speciale serbe. Ajo njihet si një “yll” në Beograd dhe nuk lë ndeshje të Partizanit pa ndjekur në stadium.

Tepër joshëse dhe me poza provokative, Aleksandra Jovanoviç nuk lë moment në rrjetet sociale pa reklamuar simbolet e skuadrës së saj të zemrës…

Artikulli paraprakKy është reagimi i Nehat Osmanit pas dënimit të marr
Artikulli tjetërZbulohen privilegjet që ka Neymar te skuadra e PSG