Menjëherë pas largimit nga klubi Kutno, spekulohej për një rikthim të mundshëm të Dardan Berishës në Kosovë, respektivisht tek Sigal Prishtina, ku la gjurmë gjatë eksperiencës së tij, shkruan zeri.info.

Mirëpo, basketbollisti pejan tregon se në mendjen e tij për momentin nuk është Kosova, pasi planifikon të vazhdojë të luajë jashtë vendit edhe disa muaj.

“Nuk e kam në plan të luaj këtë sezon në ligën e Kosovës. Kam oferta prej ekipeve polake. Gjatë javës së ardhshme e di se çka do të ndodhë. Dihet se edhe tre muaj përfundon kampionati i rregullt në Poloni. Ndoshta vazhdoj edhe këta muajt që kanë mbetur në Poloni. E gjasa ka të kthehem në Prishtinë për sezonin e ardhshëm, edhe pse nuk ka asgjë konkrete”, përfundoi ai.

Edhe drejtori sportiv i prishtinasve, Florian Miftari ka theksuar për “Zërin” se Berisha mund t’ju bashkohet Bardhekaltërve pas verës.

Artikulli paraprakMbrojtës brazilian për Milanon
Artikulli tjetërMbrojtës brazilian për Milanon