Real Madrid e ka ndërmend që ta blindoj mesfushorin fantastik spanjoll, Isco, raportojnë mediat spanjolle. Mesfushori i përfaqësueses së Spanjës, është bërë shënjestër e shumë klubeve të njohura evropiane, mirëpo largim nga Santiago Bernabeu nuk do të ketë, mëson Korneri.net.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga kryeqyteti spanjoll, Real Madridi i ofron lojtarit kontratë të gjatë deri në vitin 2024, ngase kontrata e tij aktuale skadon verën e ardhshme, shkruan Koroneri.net.
Paga e tij vjetore do të jetë më e lartë se 6 milionë euro, të cilat i merr për momentin.

Artikulli paraprakHolanda mbetet pa trajner, por nuk ka as futbollistë!
Artikulli tjetërBilic edhe tri ndeshje ose holandezi merr vendin e tij?!