Rreth orës 21.45 Federata e Holandës e Futbollit doli me deklaratë zyrtare se përzgjedhësi
Danny Blind është shkarkuar nga detyra e të parit te “tulipanët”, pas disfatës së turpshme që e pësoi nga Bullgaria 2:0, vetëm një ditë më herërt në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për botërorin Rusia 2018.
Vendin e tij a ka zënë përzgjedhësi i U-21, Fred Grim.
Holanda aktualisht është në pozitën e katërt në grupin A me 7 pikë, tri më pak se Suedia dhe 6 më pak se lideri Franca, andaj po rrezikon shumë kualifikimin në botëror, e që realisht shikuar kjo është më shumë faji i futbollistëve cilësor.

Artikulli paraprakPolonia që tani në Rusi
Artikulli tjetërIsco mund të jetë vetëm ëndërr e skuadrave evropiane