Ish-sulmuesi holandez Marko Van Basten, aktualisht përgjegjës në FIFA për inovacionet teknologjike, ka propozuar një ide të re në lidhje me ndryshimet që mund të bëhen në të ardhmen në lojën e futbollit.

Rivëniet anësore të kryera me këmbë, heqje e kartonit të verdhë dhe vendosja e pezullimit për një periudhë kohe janë vetëm dy nga rregullat e prezantuar në Holandë për ta bërë futbollin më tërheqës dhe më të shpejtë, shkruan Korneri.net.

Këto rregulla u testuan në një ndeshje të kategorisë së tretë në Holandë.
Mes rregullave të prezantuar përfshihen edhe: heqja e pozicionit jashtë loje, heqja e penalltive gjatë lojës, limit prej 5 faullës për çdo lojtar, kohë efektive në 10 minutat e fundit, vetëm kapiteni mund të flasë me gjyqtarin. /Korneri.net

La partita di calcio del futuro

Niente fuorigioco e falli limitati: vi piacerebbe una partita così?

Posted by Repubblica TV on Thursday, November 9, 2017

Artikulli paraprakNuk ka gola në dy ndeshjet kualfikuese
Artikulli tjetërKush janë lojtarët që kontrata e tyre u skadon më 2018