Është shumë e vërtetë se talent ii tij është i madh, por për të siguruar vend në përbërjen e parë te Juventusi duhet pak kohë. Kampionati italian për të gjithë futbollistët e huaj ka qenë, është dhe do të jetë i vështirë, andaj edhe talenti kroat Marko Pjaca duhet t’i ketë më shumë se 80-90 ndeshje në këmbë që të jetë i pazëvendësueshëm.

Mirëpo, ai është i pakënaqur me statusin e tij te kampioni aktual i Italisë pasi kërkon minutazhë më të madhe. “Po, unë jam i kënqqur te Juventusi, por dua të luajë më shumë”, ishin fjalët e Pjaca i cili pëlqehet shumë nga trajneri Allegri, por ende nuk mund të jetë titullar në një konkurrencë të madhe.

Artikulli paraprakNuk do ta besoni sa tifozë shqiptarë do jenë kundër Italisë
Artikulli tjetërEuroleague, Reali fiton “El Clasicon”, CSKA nuk i ndahet