Reali i Madridit tregoi superioritet ndaj Barcelonës në raundin e 27-të të Euroleages së Basketbollit, duke konfirmuar formën e dobët të katalanasve që pas 11-vjetësh nuk arrijnë të kualifikohen në fazën play-off. Ndeshja e zhvilluar në “BarcleyCard Center” të Madridit përfundoi 85-69, për vendasit, që mbajnë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm. Statistikat më të mira në këtë “El Clasico” të Basketbollit i përkasin Sergio Llull, i cili shënoi 21 pikë dja 6 asiste dhe rukperoi 2 topa poshtë koshit.

Crvena Zvezda u mposht 64-65 në kohën shtesë nga Olimpyakos në derbin e Ballkanit në një sfidë që nuk i ngjit asnjëherë në nivelin që kërkon Euroleage. Skuadra serbe e nisi shumë keq përballjen, duke shënuar vetëm 17 pikë gjatë pjesës së parë, por e rikuperoi diferencën gjatë gjatë periodës së tretë që u mbyll 43-42. Në fund të periodës së katërt tabela elektronike shënoi sërish rezultatin e barabartë 58-58, ndërsa në shtesë ekipi grek fitoi me një pikë diferencë, 64-65. Pavarësisht kësaj disfate Crvena Zvezda mbetet në vendin e tetë që i jep mundësi të kualifikohet në fazën play-off.

Rikthehet te fitorja CSKA e Moskës, që iu imponua 95 – 85 Darussafaka Dogus. Forma e mirë e Wilbekin, që realizoi 26 pikë nuk i mjaftoi skuadrës turke për t’i mposhtur moskovitët. Me Teodosic dhe De Colo, që shënuan 20 dhe 17 pikë, CSKA nuk i ndahet Realit të Madridit në krye të klasifikimit. Një tjetër mundësi kjo e humbur nga Darussafaka për t’i kërcënuar vendin e tetë Zvezdas.

Një përballje vetëm me vlerë statistikore ajo me Galatasarayt dhe Unics Kazan, që tashmë nuk kanë më shanse për zonën play-off. Skuadra turke fitoi 75-67, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Langford, që realizoi 24 pikë për Unics.

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakI pakënaquri i parë te Juventus
Artikulli tjetërAktivitetet që mund të ndiqen sot nga mediat para ndeshjes Kosovë – Islandë