Bayern Munchen është kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 të arritur ndaj Celtic. Javi Martinez shënoi golin e fitores njëmbëdhjetë minuta nga koha e rregullt.
Të merituar e vlerësuan suksesin e tyre bavarezët.
Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes pas ndeshjes u shpreh se: “Ne e dinim se do të ishte një lojë shumë e vështirë dhe intensive, është normale që freskia mungon në disa faza. Kemi pasur faza loje të mira, por edhe faza në të cilat nuk kemi luajtur mirë. Për momentin, kemi qenë paksa të tronditur edhe sa i përket mungesave, por djemtë që luajtën sot me të vërtetë kanë luajtur mirë, dhe prioritet ishte që të arrijmë në fazën e 1/8-ave, të cilën e bëmë sot”.

Artikulli paraprakE pranon Conte: Chelsea si ka punët mirë
Artikulli tjetërNotat për shqiptarët/ Si u vlerësuan fubollistët kuqezinj mbrëmjen e sotme?