Qarabagu i Ansi Agollit ka mundur të bëjë surprizën e madhe sot në Champions League pasi ndali në “Vicente Calderon” Atleticon e Madridit me rezultatin 1-1.

Nërkaq, mbrëmje e keqe për Taulant Xhakën i cili humbi 1-2 me Baselin në shtëpi ndaj CSKA-së së Moskës. Shqiptari u ndëshkua me karton të verdhë, madje u zëvendësua në minutën e 73′.

“Tuttomercatoweb” ka publikuar edhe notat për dy futbollistët shqiptarë gjatë mbrëmjes së sotme:

Agolli- Nota 6/ Nuk garanton shpejtësi dhe sulme përpara. Qëndron gjithmonë në pozicionin e tij dhe mbyll mirë në shumë momente kundërshtarët.

Xhaka- Nota 6/ Tregon maturi në fazen mbrojtëse dhe del rrallëherë në sulm.

Artikulli paraprakHeynckes: “Arritëm objektivin”
Artikulli tjetërTë kënaqur, por jo të lumtur!