Deklarata e fundit pas ndeshjes e Pep Gaurdiolas, nuk u pëlqyer aspak anglezëve.

Duke e parë dominimin e madh të Man.City në Premier League dhe golave të shënuar ndaj çdo kundërshtari, strategu spanjoll foli për ndeshjen e fituar ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, shkruan Korneri.net.

“Nuk du ata gjykoj lojën e tyre në 15 minutat e para, por është e pamundur ta dominosh Napolin për 90 minuta. Komplimente për lojën e tyre sepse na kanë shkaktuar shumë telashe, por komplimente edhe për lojtarët e mi që shënuan fitore. Nuk ishin duke luajtur kundër fëmijëve, por përballë një skuadre të Serie A, që ka fituar tetë ndeshje rresht dhe kjo fitore na mundëson shumë kualfikimin tutje” tha Guardiola.

Gjithsesi, këtë deklaratë apo pjesën ku tha se nuk luajti kundër fëmijëve edhe gjatë ditës së sotme po komentohet në Angli, ngase në mënyrë indirekte po shkon tek kundërshtarët e vet në Premier League. /Korneri.net

Artikulli paraprakIsh-trajneri i Strakoshës: Vinte i pari në stervitje, qante kur bënte gabime….
Artikulli tjetërBesnik Hasi rikthehet në futbollin belg, ja cilën skuadër do ta drejtojë….