Rrugëtimi i Thomas Stakoshës për t’u bërë portieri titullar nuk ishte aspak i lehtë. Trajneri i tij te ekipet e të rinjve të Lazios, Christian Ferrante në një intervistë për “GinalucaDimarzio”, ka rrëfyer fillimet e karrierës së portierit shqiptar kur Strakosha shkoi te ekipi i Lazios.

“Kishte cilësi të mira fizike, por kishte vështirësi nga pikëpamja teknike dhe emotive. Për Taren ishte si fëmija e tij, më thonte që ta trajtoja mirë. Kishte mik babain e tij. Ka pasur edhe skepticizëm për të, por ka qenë një punë e mirë e Inzaghit dhe trajnerit të portierëve Grigioni. Pas periudhës së provës fola me Taren dhe vendosa që ta mbanim. Ishte shumë punëtor dhe kjo më bindi. Kishte dëshirën për t’i treguar babait se mund të arrijë shumë larg. E vetmja gjë që dinte është që të punonte”, u shpreh Christian Ferrante në rrëfimin e tij./Korneri.net.

Artikulli paraprakInsigne nuk luan ndaj Interit?!
Artikulli tjetërGuardiola godet fortë anglezët: “Nuk luanim kundër “fëmijëve”, vështirë të dominojmë ndaj Napolit”