Gjashtë herë kampioni i Botës në garat me motorra, Max Biaggi, ka bërë një aksident në pistën “Il Sagittario” të Latinës.

Biaggi ka rrëshqitur me motorin e tij, duke krijuar panik. Ai është transportuar me aeroambulancë në spitalin “San Camillo di Roma”.

Stafi mjekësor bën me dije se piloti për asnjë moment nuk ka humbur ndjenjat, edhe pse ka pësuar një goditje të fortë në kokë dhe ka disa trauma në trup.

Biaggi i është nënshtruar disa analizave nga ana e mjekëve, që shprehen se piloti ka mjaft dhimbje, por është jashtë rrezikut për jetën.

46-vjeçari edhe pse nuk ka fituar asnjë titull në Moto GP, është një pilot mjaft i dashur në garat e motoçiklizmit dhe prej disa vitesh ka krijuar një skuadër të tijën, ku promovon pilotët e rinj./Korneri.net.

Artikulli paraprakNga Vieri e deri te Mikel, këto janë transferimet më të çuditshme në histori të futbollit
Artikulli tjetërTë rejat nga Vala Superliga e Kosovës në futboll