Njëra ndër ndeshjet më të mira të Genoas këtë edicion pa asnjë dyshim. Skuadra nga Luigi Ferreris, ende nuk ka pësuar asnjë humbje para tifozëve të vet, këtëxhiro shkatërroi Juventusin 3:0, dhe me pak fat kanë mundur të shojnë edhe dy apo tri herë të tjera. Gjithçka mori fund që gjymsë orën e parë kur vendasit shënuan tri herë.

Hero i Genoas ishte talenti i madh Giovani Simeone që shënoi dy golat e parë dhe paralajmërimin se Juventus e ka të kotë këtë vizitë. Nuk vonoi shumë kur Luca Rigoni pask edhe me ndihmën e mbrojtësit Alex Sandro shënoi për rezultatin e pjesës së parë, e cila ishte edhe më zezë për Juventusin pasi për shkak të lëndimit lojën e lëshoi qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci që pati problem të madh me kofshën e këmbës së djathtë. Krejt çfarë bëri Juventusi ishte goli i bukur i Miralem Pjanic nga gjuajtja e lirë. Ishte kjo humbja e tretë e Juventusit, që tash nuk është aspak larg nga pesë

simeonepërcjellësit e tij.

Atalanta po vazhdon ëndrrën në edicionin më të mirë në histori të klubit. Bergamasët shënuan fitore në udhëtim te Bologna 0:2, me golat e Andrea Masiello dhe Jasmin Kurtic.Besoni apo jo, Atalnta për momentin është në pozitën e katërt me 28 pikë, vetëm 5 më pak se Juventusi, dhe pikërisht në Juventus Stadium do të zhvillohet përballja e tyre.

atalanta

Sampdoria nuk ia doli më shumë se një barazim1:1 në udhëtim te Crotone, ndërsa Cagliari fitoi 2:1 ndaj Udineses.

Artikulli paraprakNico Rosberg kampion botëror në Formula1
Artikulli tjetërFitore e vështirë, por e merituar e “togjinjëve”