Arsenali shënoi një tjetër fitore në Premier League, duke e mposhtur Bournemouth me rezultat 3:1. nuk ishte fitore e lehtë pasi edhe mysafirët patën mundësitë e tyre dhe mjaftë shumë i shkaktuan kokëqarje vendasve, por sërish në shprehje erdhën lojtarët dhe cilësia e “togjinjëve”.

Alexis Sanchez e nisi serinë e golave pas gafës së radhës nga mbrojtësit shumë të dobët në Angli, pasi një top i kthyer mbrapa nga Dan Gosling, kileani shënoi në portë të zbrazët.Rezultati barazohet nga penalltia kur Callum Wlson shënoi në portën e Cech. Mirëpo, vazhdimi ishte i Arsenalit. Fillimisht Theo Wlcott me kokë shënoi për epërsinë e dytë të vendasvem, dhe në fund Alexis Sanchez me golin e dytë shënoi për rezultatin final.

Arsenali kthehet në pozitën e artë të tyre të katërtën me 28 pikë.

Artikulli paraprakGenoa shkatërroi Juventusin, Atalanta e fitoi ndeshjen e gjashtë rresht
Artikulli tjetërS’ka asgjë nga Man.United, West Ham meritoi më shumë se barazim