Tekniku i Milanit deri në fundin e sezonit është Genaro Gattuso. Megjithatë sipas zërave që vijnë nga Italia, Milani është duke menduar për një tjetër trajner, për të marrë drejtimin e ekipit në sezonin e ardhshëm.

Trajneri aktual i Milanit, Gattuso, pritet të jetë një trajner i përkohshëm, thjeshtë për të zgjidhur situatën e momentit. Italiani nuk ka eksperiencën e duhur për të marrë drejtimin e këtij ekipi, prandaj në klubin e Milanit janë duke menduar për një tjetër zgjidhje.

Sipas “Calciomercato”, listës alternative të Kontes dhe Ançelotit, i bashkohet gjithashtu edhe ish-tekniku katalanas, Luis Enrique. Trajneri spanjoll nuk ka pranuar asnjë ofertë deri tani, pasi ka kërkuar një periudhë pushimi pas aventurës në Barcelonë, por tani është koha që ai të rikthehet. Me një projekt si ky i Milanit, Luis Enrique mund të tundohet për t’iu rikthyer sërisht pankinës.

Artikulli paraprakNuk ka aktivitete nga Federata, trajnerët e futbollit luajnë ndeshje mes vete për nderë të 28 nëntorit
Artikulli tjetër(FOTO+VIDEO) Të bërtitura dhe ritme të larta, Gattuso “zhduk” Montelën!