Shkëlzen Gashi ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin amerikan të futbollit, duke shënuar edhe në ndeshjes e radhës për ekipin e tij në Colorado Rapids ndaj Realt Salt Lake, ku kjo e fundit arriti të fitojë me rezultatin 2-1.

Gashi e gjeti menjëherë golin duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, por goli i shqiptarit u përmbys nga lojtarët e Salt Lake, të cilët arritën të shënojnë dy herë.

Gashi pati një mundësi të mirë për të shënuar golin e barazimit  në minutat  e fundit të ndeshjes, por portieri kundërshtar ja mohoi golin e dytë në këtë takim.

Artikulli paraprakLiverpool godet sërish?
Artikulli tjetërAncelotti pas fitore së parë: Gjeta një skuadër të madhe