Debutim perfekt për Carlo Ancelottin në Bundesligë. Pas triumfit në Superkupën e Gjermanisë, Bayerni i tij shkartërroi 6-0 Werder Bremenin në premierën e kampionatit dhe mënjëherë kanë nisur krahasimet mes tij dhe Pep Guardiolës. Trajneri italian është shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por këmbëngul se nuk i është dashur të bëjë ndryshime të mëdha, pasi ka gjetur një ekip mjaft cilësor.

“E nisëm shumë mirë ndeshjen, shënuam që në fillim dhe më pas e kontrolluam lojën. Jam shumë i lumtur sepse ishte një paraqitje e mirë e skuadrës sime. Në fakt, kam bërë shumë pak ndryshime, sepse mora një skuadër të madhe. Thjesht u përpoqëm që të luanim në mënyrë të drejtpërdrejtë.”

Ancelotti më pas foli me superlativa për Robert Lewandowskin, i cili shënoi tregolëshin e dytë në vetëm pak dytë, pasi ishte protagonist edhe në suksesin ndaj Carl Zeiss Jena, në Kupën e Gjermanisë.

“Robert është një lojtar fantastik. Ai gjithmonë është aty në zonë, gati për të shënuar”.

Për mbrojtësin Maz Hummels, ndeshja me Werderin ishte e dyta në Bundesligë me fanellën e Bayernit, pas debutimin në maj të 2007-ës, para se të kalonte të Borussia e Dortmundit. 27-vjecari e pranoi se ishte ndierë pak nervoz në këtë start perfekt të Bundesligës. Edhe pse nuk  është ende në 100% të formës, Hummels u shpreh i kënaqur për atë që dha në fushë.

 

/ Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here