Nën drejtimin e pronarëve të rinj kinezë skuadra e Interit kërkon të bëjë përforcime të bujshme për të pretenduar kualifikimin sezonin e ardhshëm në Champions League.

Sipas të përditshmes sportive “Tuttosport”, pronarët e ri “Suning Group” pritet të sjellin në “San Siro” katër lojtarë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Kostas Manolas (Roma) dhe Ricardo Rodriguezin (Wolfsburg), mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti dhe një prej dy opsioneve: Domenico Berardi (Sassuolo) ose Federico Bernardeschi (Fiorentina).

Momentalisht Interi renditet në vendin e 5-të me 42 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se Roma e vendit të tretë./

Image

Artikulli paraprakFormacioni zyrtar: Prishtina – Dinamo Brest
Artikulli tjetërMiqësore: Llapi mposhti skuadrën kryeqytetase