Llapi ka shënuar fitore të rradhës në deshjet testuese para filimit të edicion pranverorë. Llapianët mposhtën në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, skuadrën kryeqytetase të Ligës së parë 2 Korriku, me rezutlat minimal 1-0.

Golin e vetëm të takimit e realizoi mesfushori prishtinas Fuad Karabegu në minutat e fundit të pjesës së parë.

Kjo ishte një ndeshje domethënse për trajnerin Tahir Batatina, për të parë gjendjen e skuadrës para fillimit të stinorit dhe ndeshjeve të kupës ku skuadra e tij me 19 shkurt do të përballet me kampionin aktual Feronikeli.

Llapi është pretendet për titull, teksa pozicionohet në vendin e dytë në Superligë me 36 pikë, 3 më pak se lideri Trepça 89.

Artikulli paraprakFOTO/ Interi 4 transferime të bujshme për Champions League
Artikulli tjetërLIVE: Feronikeli – FC Luch Energia 0:1, Gërbeshi e huqi penalltinë