Manchester City përmbys me rezultatin 1-3 Brentford në “Brentford Community Stadium”, duke qëndruar bindshëm në garën për titullin e Premier League.

Ky takim u dominua nga “Citizens”, megjithatë ishin “The Bees” ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës.

Në minutën e 21’, pas asitit të dhuruar nga Flekken, Maupay zhbllokoi sfidën dhe kaloi vendasit në avantazh.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 45+3’, kur Foden gjeti rrugën drejt rrjetës dhe barazoi për City-n.

Më pas në minutën e 53’ Foden realizoi golin e dytë, teksa në minutën e 70’ bëri “hat-trick” dhe vulosi fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës.

Pas javës së 23-të të Premier League, Brentford renditet në vend të 15-të me 22 pikë, teksa Manchester City renditet në vend të dytë me 49 pikë, dy më pak se Liverpool-i kryesues, por me skuadrën e Guardiolës që ka një ndeshje të prapambetur.

Artikulli paraprakRoma po shkëlqen nën drejtimin e De Rossi
Artikulli tjetërGjetë i turpshëm i tifozit, e ngacmon Ocampos-in, në prapanicë!!!