Tri fitore radhazi për Romën në Serie A pas largimit të Jose Mourinhos.

Duket sikur skuadra verdhekuqe është “çliruar” me ndryshimin në stol, çka po reflektohet me rezultate pozitive në fushën e gjelbër, nën drejtimin e Daniele De Rossi.

“Viktima” e radhës e Romës ishte Cagliari, që pësoi plot katër gola në “Olimpico”. E realizoi të parin Lorenzo Pellegrini sapo nisi minuta e dytë. Goli i kapitenit rezulton të jetë më i shpejti në këtë sezon në Serie A.

Në të 23-tën vjen goli i dytë, i shënuar nga Dybala, i asistuar nga Pellegrini.

Në fillim të pjesës së dytë, Dybala realizon të dytin personal në këtë ndeshje me 11-metërsh. Golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Huijsen në të 59-tën.

Roma më këtë fitore i afrohet zonës Champions, ndërsa Bologna e vendit të pestë ka vetëm një pikë më shumë.

Artikulli paraprakThomas shkëlqen në derbi dhe shpallet MVP
Artikulli tjetërFoden me hat-trick, e shtyen Man.City përpara