Me përballjen ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit që është zhvilluar të dielën mbrëma në Gjakovë është përmbyllur edhe xhiroja e XVII e Superligës së Kosovës në basketboll.

Dueli në mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit ka përfunduar me fitore të ekipit nga Theranda me rezultat të ngushtë 70:69 (16:20, 16:19, 24:18, 14:12).

Kevin Brown me 18 pikë, Ergon Grosha me 17 dhe Christopher me 16 pikë ishin më të dalluarit te Golden Eagle Ylli, kurse te Rahoveci më së shumti kanë regjistruar Muhamed Hasani, Besnik Shkarku dhe Taylor Deihl. Që të tre këta basketbollistë kanë realizuar secili nga 14 pikë.

Ndërkaq po të dielën Sigal Prishtina ka triumfuar në ballafaqiim me Kerasan Prishtinën me shifrat 114:61 (28:12, 25:17, 25:17, 36:15), si dhe Bash

Më të dalluarit te kampionët në fuqi të Kosovës ishin Nenad Deliq me 19 pikë, Fisnik Rugoba me 18 dhe Urim Zenelaj me 17 pikë.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 18 pikë, Genc Gashi me 12 dhe Ermir Gashi me 12 pikë.

Ndërkohë Bashkimi ka shënuar fitore kundër Vëllaznimit me rezultat 90:59 (22:12, 27:21, 17:15, 24:11).

Koshashënuesi më i mirë te Bashkimi ishte Marko Popoviq me 24 pikë, kurse Kayel Locke ka shtuar 19 pikë dhe Edmond Kryezoi kontribuoi me 15 pikë.

Te Vëlllaznimi më së shumti pikë ka regjistruar Beq Kovaqi, gjithsej 22 sosh./fbk/

Artikulli paraprakCuper, trajneri më i pafat në historinë e futbollit
Artikulli tjetërFOTO/ E dashura e futbollistit serb ofendon rëndë Van Persien