Luis Figo në 1997-ën. Christian Vieri dhe Pavel Nedved në 1999-ën. Fernando Morientes, Steve McManaman dhe Raul në 2000-in. Oliver Khan në 2001-in. Leto në 2010-ën. Dhe, i fundit në listë, Vincent Aboubakar i Kameurnit në 2017-ën. Kjo është lista e lojtarëve që i kanë mohuar Hector Cuper-it fitoren në një finale kupe në 20 vitet e fundit. Gjashtë finalet ku ai ka dalë i mposhtur përfshijnë një Kupë të Spanjës, Kupën e Kupave, dy Champions League, një Kupë të Greqisë dhe finalen e sapo zhvilluar në Kupën e Afrikës si trajneri i Egjiptit.

Nuk është një rekord për të cilin tekniku argjentinas ka shumë dëshirë të flasë. “Mund të lexoni historinë time”, ka qenë përgjigja e tij e vetme ku është pyetur, në prag të ndeshjes me Kamerun, në lidhje me finalet e mëparshme. Cuper ka arritur të fitojë një kupë në karrierën e tij. Në 1996-ën, në Argjentinë, ai ka udhëhequr Lanus-in drejt suksesit në Kupën CONMEBOL, që ka qenë Kupa UEFA e Amerikës së Jugut. Por ajo finale luhej me dy ndeshje, ndërsa Cuper nuk ka fituar kurrë një trofe të madh brenda 90 minutave. Në karrierën e tij, edhe pse nuk bëhet fjalë për një finale, është edhe një “njollë” tjetër, titulli i humbur në drejtim të Inter në sezonin 2001/02 me zikaltrit që kanë humbur titullin në javën e fundit të kampionatit pasi janë mundur 4-2 nga Lazio e Poborskit.

Artikulli paraprakFOTO/ Notat e lojtarëve Juventus – Inter, ja kush ishte më i miri
Artikulli tjetërFitore për Golden Eagle Yllin, Sigal Prishtinën dhe Bashkimin