FC Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit në derbin e javës të zhvilluar në Drenas. Skuadra e Mirel Josës shënoi fitore me rezultat 2-1, për ti bërë trysni liderit Llapit në radhitjen tabelare në Superligë.

Ishte afrikani i “Bardhekaltërve”, Mankenda ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 26, epërsi e cila zgjati deri në sekondat e fundit të kësaj pjese, pasi skuadrat me rezultat të barabart në pushim i dërgoi Gëzim Rusi.

Prishtina arriti të marr tre pikë të mëdha ndaj skuadrës së Arbnor Morinës, falë supergolit të Ahmet Jnauzit, i cili me një super gjuajtje në minutën e 62-të, i dha fitorën Prishtinës.

Pas kësaj fitore Prishtina është e dyta në Superligë me 33 pikë, 2 më pak se lideri Llapi.

Artikulli paraprakVIDEO/ Kryeziu ndërhyrje horror në Zvicër, gazetari: Është për burg!
Artikulli tjetërGjilanasit e akuzojnë ashpër gjyqtarin e ndeshjës [FOTO]