Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu është bërë protagonist në Zvicër, pasi ka shkaktuar një faull horror. Në sfidën e humbur ndaj Baselit me rezultat 4-1, ai ka ndërhyrë në mënyrë brutale ndaj Raol Petretës.

Pak para përfundimit të ndeshjes ai bën një faull të pakuptimtë në të cilin sipas mediave zvicerane e meriton edhe dënimin me burg.

“Ky është një sulm i pakuptimtë. Nëse do ta bëja unë do të shkoja në burg për dy muaj. Nuk mund ta bësh një veprim të tillë. E kuptoj që ky frustim erdhi për shkak të rezultatit, por nuk mund të bëhet kështu. Ai e kuptoi fajin, por më pas kjo nuk ka shumë vlerë”, ka thënë gazetari Marsel Reif.

Mesfushori shqiptar rrezikon një dënim me disa javë për këtë veprim.

Artikulli paraprakPas shkarkimit, Montella mërzit me fjalët e tij tifozët e AC Milan
Artikulli tjetërFitore e Prishtinës për mos t’iu ndarë Llapit