Reali i Madridit rikthehet më në fund te fitorja pas 3 humbjeve radhazi në Euroleague-n e basketbollit. Skuadra madrilène shkatërroi 89 – 57 Unicajan në derbin spanjoll, pasi e gjetën kundërshtarin ndoshta në ditën më të errët. Një përballje pa shumë hustori në “WiZink Center”, me Realin që e mbylli pjesën e parë 19 – 12 dhe e thelloi diferencën pas cdo periode, derisa në përfundim të ndeshjes kishte një epërsi prej 32 pikësh. Amerikani Carroll shënoi 17 pikë për Realin, ndërsa Fernandez dhe Doncic shtuan respektivisht 14 dhe 13 pikë.

Rikthehet te fitorja Maccabi i Tel Avivit, pikërisht në parketin e Khimkit, me rezultatin 69-77. Për moskovitët ishte e pamjaftueshme paraqitja e Shved, që shënoi 21 pikë, ndërsa për izraelitët spikati amerikani Jackson me 19 pikë.

Sfida më e nxehtë ishte në derbin e Ballkanit mes Anadolu Efes dhe Panathinaikosit, që u mbyll me fitoren 81 – 82 të skuadrës greke, falë një gjuajtje të saktë të lirë pak para se të binte sirena për mbylljen e takimit. I papërmbajtshëm Calathes i Panathinaikosit, i cili shënoi plot 29 pikë, dha 10 asist dhe kontrolloi 9 topa nën tabelë.

Humbet në shtëpi Zalgiris Kaunas, që u dorëzua 77 – 97 ndaj Baskonias. Beaubois dhe Shengelia, me nga 19 pikë secili, iu kundërpërgjigjën në mënyrën e duhur Jankunasit, që realizoi 20 pikë për vendasit, por pa mundur ta shmangë humbjen.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMontella gjen zgjidhjen për të markuar Insignen, i beson Bonuccit
Artikulli tjetërATP Finals, vijon ëndrra e Sock, mposht 2-1 Zverer