Trajneri i Trepçës 89′, Zekirija Ramadani, në një prononcim ekskluziv për “Korneri.net” tha se merkatoja për Trepçën 89′ nuk ka mbaruar dhe synimi i klubit është që të rrisë konkurencën në ekip, pasi sipas tij konkurenca sjell titullin e kampionit. I pyetur nga “Korneri.net” për ndonjë pozitë të caktuar në skuadër ku nevojitet ndonjë përforcim, Ramadani tha se Trepça 89′ ka nevojë për një qendërmbrojtës, pasi Troshupa me gjasa të mëdha do transferohet në Superligën e Zvicrës.

“Jemi te lumtur që kemi arritur të transferojmë dy futbollistë tepër cilësor, si Mustafa dhe Hyseni. Merkatoja nuk ka përfunduar te Trepça 89′. Kemi nevojë për transferimin e një qendërmbrojtësi pasi Troshupa me gjasa të mëdha do të transferohet në Superligën e Zvicrës. Natyrisht që këto levizje janë pozitive, pasi konkurenca në skuadër sjell titullin e kampionit”, tha Ramadani ekskluzivisht për “Korneri.net”.

Artikulli paraprakFOTO/ Kush është lojtari që ka bërë tatuazh në këmbë fenomenin Ronaldo
Artikulli tjetërKa mbërritur në Romë përforcimi i ri, nesër vizitat mjekësore