Përfaqësuesja e Kosovës U-21, në futboll pritet që disfatën të cilën e pësoi me rezultat të lart 5-0, ndaj Norvegjisë në Oslo, ta rikthejë në favorin e saj me rezultat zyrtar 0-3, pasi ndeshjen pritet ta fitojë në tavolinë, shkruan Korneri.net

Kjo pritet të ndodhë së shpejti pasi futbollisti norvegjez Kristoffer Ajer, nuk kishte drejt loje ndaj Kosovës, pasi më heret derisa ishte pjesë e U-19, kishte 2 kartona të verdhë me ç’rast i’a mohonte prezencën në fushë në ndeshjen e ardhshme.

Ajer ishte ndëshkuar me dy karton të verdhë me 27 mars, në ndeshjen kundër Spanjës U-19, dhe kësisojë nuk pati drejt loje në ndeshjen e ardhshme. Rregullorja tregon se edhe pse futbollisti ishte ndëshkuar tek U-19, ai duhet vuajtur denimin e pezullimit për një ndeshje qoftë në atë nivel apo tjetër nivel këtë rast te U-21. Ajer nuk kishte luajtut asnjë ndeshje me U-19, deri në ndeshjen kualifikuese për evropian e cila u zhvillua këtë të hënë ndaj Kosovës. Kështu UEFA, pritet ta thotë fjalën e fundit dhhe sipas të gjitha gjasave Kosova, do ti marr tre pikët e para në këtë cikël garash.

Për këtë lëshim të madh të Federatës e futbollit e Norvegjisë, ka folur zyrtari Alf Hansen, i cili ka kërkuar falje adhuruesve të futbollit norvegjes duke shprehur keqardhje për një lëshim të tillë.”Ndjejmë keqardhje të madhe për atë se çka na ka ndodhur. Ky është një dështim serioz i joni. Ne duhet të mësojmë nga ky gabim që të paktën gabime të këtij lloji mos të ndodhin në të ardhmen. Ne i kërkojmë ndjesë fuqimisht djemve tanë të U-21, të cilët dhanë gjithçka në fushë dhe e filluan në mënyrë madhështore ciklin e madh për eliminatoret e kampionatit evropian”, tha Hansen./Korneri.net

Artikulli paraprakMourinho merr “shuplakë” nga Real Madridi
Artikulli tjetërHetimet: Lavdrim Muhaxheri urdhëroi sulmin në Shqipëri-Izrael