Leipzig dhe Bayern Munchen ka zhvilluar sonte ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë, në një takim ku fituesi është përcaktuar nga penalltitë, pasi koha e rregullt e takimit dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1:1, shkruan “Korneri.net”.

Në minutën e 54′ Nabil Keita u ndëshkua me karton të kuq dhe u mendua që Bayern do ta ketë të vështirë në vazhdim, mirëpo kështu nuk mendoi Forsberg i cili e kaloi Leipzigun në epërsi, mirëpo goli i Alcantaras e dërgoi ndeshjen në vazhdime, duke bërë që ndeshja të hynte në një finish dramatik.

Edhe pse raste pati gjatë 30 minutave të vazhdimeve, golat munguan, kështu që penalltitë ishin vendimtare për ta përcaktuar skuadër që do të kalojë në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollistët e Bayern Munchen, pasi ishin më të saktë se skuadra vendase./Korneri.net.

Artikulli paraprakAtl.Madrid befasoi me rezultat
Artikulli tjetërMilani luan më mirë pa Bonuccin? Montella: Ndonjë meritë e ka edhe trajneri…