Qendërmbrojtësi portugez i Real të Madrid, Pepe, që prej sezonit të ardhshëm do të luajë në kampionatin kinez të futbollit me klubin e Hebei China Fortune.
Kontrata e Pepe-s në “Santiago Bernabeu” skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk duket se do të marrë një rinovim nga klubi madrilen.
E përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se Pepe do të kalojë të luajë për skuadrën e cila drejtohet nga një ish-trajner i Realit, Manuel Pelegrini, dhe paga të cilën kinezët do t’i ofrojnë mbrojtësit do të jetë 15 milionë euro në sezon.