TURIN, ITALY - MAY 18: The Serie A trophy is displayed during the Serie A match between Juventus and Cagliari Calcio at Juventus Arena on May 18, 2014 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Duke njohur pesimizmin e përmasave kozmike që është karakteristikë e shpirtit të tifozëve zikaltër, të mësuar me vuajtjet dhe shpërthimet e papritura të gëzimit, është e sigurt se më shumë se 50 mijë tifozët e pranishëm në “San Siro”, natën e së dielës para se të flinin gjumë janë ngulur para televizionit për të parë sfidën Sampdoria-Lacio (1-2).

Secili prej tyre me laps e letër, ka bërë llogaritjet e ka thënë me vete: “Si arritëm këtu, së pari kemi 39 pikë nga 45 në dispozicion, ne jemi të pamposhtur, por Lacio është në vend të pestë dhe ka vetëm 4 pikë diferencë nga ne”.

Realisht është kështu. Pas 15 ndeshjesh, tri skuadrat e para kanë një diferencë me vetëm 2 pikë. Roma ka një sfidë për të luajtur dhe ia të gjitha shanset për të qenë në vendin e tretë me pikë të barabarta me Juventusin. Lacio, në vendin e pestë, ka një ndeshje të prapambetur me Udinesen.

Klasifikim i ngjeshur, skuadra që do të luajnë për titullin e disa të tjera që mendojnë për Champions League-n. Kjo është panorama e kampionatit. Janë pesë ekipe për katër vende në këtë dhjetor të gjatë e plot emocione, që do të na japë kënaqësinë e tri përballjeve direkte.

Të dielën më 9 dhjetor sfida mes Juventusit dhe Interit, më pas do të luhet Juve-Roma më 23 dhe në fund, për fundvit Inter do të presë Lacion. Jo pak ankth për fansat zikaltër. Parashikimet janë se ky do të jetë dhjetori më i nxehtë i të gjithë kohërave për zonën e kreut të tabelës. Marrim Lacion: Sampdoria fitonte përherë në shtëpi dhe ishte e thjeshtë të kalonte në avantazh, por djemtë e Inzaghi-t u dhanë një leksion dje.

Pikët e lëna gjatë rrugës për pesë të parat me skuadrat e vendit të gjashtë janë vërtet të pakta. Duke përjashtuar takimet direkte me pesë të parat, këto janë pikët e “humbura” nga kryesuesit

Interi ka barazuar në Bologna dhe në shtëpi kundër Torino-s.

Napoli ka barazuar 0-0 me Chievo-n

Juve ka barazuar 2-2 me Atalantan dhe ka humbur kundër Sampdorias

Roma ka barazuar me Genoa*n dhe ka një ndeshje më pak.

Lacio ka barazuar në shtëpi me Spal dhe me Fiorentinën, ka një ndeshje më pak.

Numrat tregojnë fuqi të tepruar të të parëve, të cilët duhet së pari të kujdesen që të mos bëjnë hapa pas dhe pastaj në ndeshjen e drejtpërdrejta të marrin maksimumin e pikëve. Si kurrë më parë, çdo gjë vendoset në përballjet direkte në Serie A. Dhjetori ofron tre të tilla. Emocionet nisin të shtunën me Inter-Juve dhe mbyllen me Inter-Lacio. Para Krishtlindjeve do të jetë Juve-Roma.

Mungojnë dhe katër javë nga mbyllja e fazës së parë dhe deri në fund i avantazhuar duket Napoli që mund të rimarrë kreun. Ekipi i Sarri-t ka luajtur takimet direkte, ku ka fituar ndaj Romës dhe Lacios, barazuar me Interin dhe humbje me Juventusin. Në vazhdim do të sfidojë Fiorentina-n, Torino-n, Sampdoria-n dhe Crotone-n.

Burimi: E dua sportin

Artikulli paraprakPerez ka humbur besimin te mbrojtja e Real Madrid, të gatshme 60 mln euro për këta dy futbollistë
Artikulli tjetërPërfundoi ëndrra e boksierit që deshi ta përfundonte karrierën si kampion bote