Nga 8 ndeshjet e fundit, Milani ka fituar vetëm 2 prej tyre. Kjo është një prej atyre statistikave e cila e tregon më së miri krizën që është duke kaluar ekipi i kuqezinjve.

Por nuk mbaron këtu, klubin italian nuk arriti ta shpëtonte as ardhja e Gattusos në pankinën e Milanit. Një barazim dramatik me Beneventon, për t’i falur kundërshtarit pikën e parë në kampionat dhe humbja ndaj Rijekës me rezultatin 2-0, tregojnë se Gattuso ka shumë punë për të bërë në këtë ekip.

Puna e parë nis që në ndeshjen e radhës, atë ndaj Bolognës. Milani heq dorë përfundimisht nga 3-5-2 i aplikuar gjatë kohëve të fundit. Kjo skemë nuk ka sjellë rezultate për këtë ekip dhe Gattuso ka vendosur skemën 4-3-3 për të përdorur në ndeshjen e radhës në kampionat.

Artikulli paraprakZyrtare: Juves i mungojnë dy yje të rëndësishme ndaj Inter
Artikulli tjetërE mbani mend? Shikoni ndryshimin radikal të ish-yllit të futbollit