Ashtu siç tregojnë Ronaldo dhe Maradona, nuk është e pazakontë që futbollistët e dalë në pension të  duken pothuajse të panjohur në krahasim me pamjen e tyre kur luanin .

Edhe ish-sulmuesi i Tottenham dhe Wigan, Mido ka ndjekur trendin, duke treguar pamjen e tij të re në e Twitter.

34-vjeçari, i cili e la futbollin në vitin 2013 pas një aventure të të shkurtër tek Barnsley, tani mban  mustaqe tërheqëse dhe ka një hije mjaft interesante.

Mido publikoi një foto të re në Tëitter natën e së enjtes, duke u shfaqur me flokë të derdhur, ndërsa mbante një xhaketë me ngjyrë ulliri dhe shami të ndritshme blu.

Pamja e tij e re ka bërë që të krahasohet  zotin kolumbian të drogës, Pablo Escobar. ‘Mido Escobar … kreu i kartelit,’ shkroi një tifoz në Tëitter. ‘Kur Mido ndaloi të luante për Spurs dhe filloi të luante me Pablo në Narcos’, pyeti një tjetër.

Ish sulmuesi shënoi 28 gola, gjatë qëndrimit në Angli në aventurat me Tottenham, Middlesbrough, Wigan, West Ham dhe Barnsley.

 

Artikulli paraprakDështimet kthehen në leksione: Milan ndëron modulin e lojës
Artikulli tjetërSkënderbeu krenari shqiptare, por Kosova ia kthen lojtarët mbrapsht