Riyad Mahrez u zgjodh si më i miri i Premier League për sezonin 2015/16 pasi luajti një rol kryesor në fitimin e titullit nga Leicester City, raportohet të jetë pranë transferimit te Arsenal.

Gjithashtu raportohet se edhe Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuar për lojtarin, dhe algjeriani pranon se mund të tundohet nga ofertat për t’u larguar nga “King Power Stadium”. “Kur del në skenë një brazilian që po bën paraqitje të mira, ai shkon direkt te Real Madrid! Për ne, është pak më e vështirë, ne duhet të bëjmë më shumë,” shprehet Mahrez për France Football.

“Premier League është një kampionat fantastik dhe dua të qëndroj këtu sa më shumë të jetë e mundur. Por tani ka dy apo tre klube në botë që, nëse më kërkojnë, do të ishte e vështirë t’i refuzoje.” Mahrez shënoi që në ndeshjen hapëse të Premier League, në humbjen 2:1 kundër Hull City.

Pas disfatës, Mahrez pranoi se mbrojtja e titullit është një mision i pamundur. “Ne e dimë se Leicester nuk do ta fitojë sërish titullin. Ne nuk jemi United apo Chelsea. Por sukses për ne do të quhej nëse do të mbeteshim ndër ekipet më të mira angleze në vitet në vazhdim. Tani njerëzit presin gjëra të mëdha prej nesh. Dhe ne duhet të përgjigjemi pasi asnjë nuk do të na bëjë favore.”

Artikulli paraprakÇ’farë rënje në karrierën e Mario Balotellit: Nga Premier League kalon në Championship?
Artikulli tjetërYjet në Përfaqësuesen e Kosovës? Kosovarët kanë nisur fushatë në rrjetet sociale