Dita e premte zakonisht nuk ka sjell shumë ndeshje interesante, pork jo e sontme është spektakolare.

Të jesh në shtëpi në ora 20.45 e mos ta shikosh derbin e zjarrtë të kqyeqytetit italian, pas asnjë dyshim është një humbje e madhe, por janë të paktë ata që mund ta injorojnë një duel kaq të madh të rivalëve që japin më shumë se 100% e tyre ta fitojnë derbin dhe të jetojnë me të deri te ai i ardhshmi, shkruan Korneri.net

Roma kanë patur një ecuri më të mirë se Lazio  pas 17 javësh, sepse aktualisht pozicionohet e treta me 34 pikë, ndërsa Lazio mban vendin e 8-të me 28 pikë. Dy derbit e fundit kanë përfunduar në barazime 1-1 dhe tifozët e të dyja skuadrave shpresojnë shumë që i njëjti rezultat të mos përsëritet edhe mbrëmjen e sotme.

Simone Inzaghi pritet ta nisë ndeshjen me dyshen Immobile-Caicedo përpara ndërkohë që është është i gatshëm edhe Luis Alberto i cili do të luaj me shumë gjasë nga fillimi. Te Roma treshja e sulmiut do të jetë e njëjtë me Pellegrini dhe Mkhitaryan të cilët do të jenë mbrapa boshnjakut  Edin Dzeko. /Korneri.net

Artikulli paraprakObjektivat e klubit shqiptarë
Artikulli tjetërMund të ndryshohet dita e derbit Inter-Milan në Coppa Italia